Balotazhi në Mitrovicë: Koalicioni AKR-LDD

Lajme

Balotazhi në Mitrovicë: Koalicioni AKR-LDD

Më: 5 dhjetor 2009 Në ora: 20:34

Kandidati i koalicionit AKR-LDD, Nexhmedin Spahiu, për të parin e Mitrovicës, ka filluar fushatën për rundin e dytë të zgjedhjeve, duke ftuar qytetarët mitrovicas të dalin masovikisht në vendvotime më 13 dhjetor dhe të votojnë për koalicionin AKR-LDD.

I shoqëruar nga nënkryetarët e AKR-së Ibrahim Makolli, Ibrahim Gashi, drejtues të degëve të AKR-së dhe LDD-së në Mitrovicë, Spahiu është takuar të shtunën me anëtarët dhe simpatizantët e këtij koalicioni.

Spahiu fillimisht apeloi te qytetarët që më 13 dhjetor të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të, sepse sipas tij, vota për koalicionin AKR-LDD do të jetë në të mirë të qytetit.

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, tha se AKR ka vizion për të tejkaluar sfidën e zhvillimit ekonomik të vendit, por ai shtoi se për këtë nevojitet përkrahja e qytetarëve.

“Oferta jonë për Mitrovicë është e njohur. Asnjëra nga partitë nuk ka arritur të përmbushë qëndrueshmërinë ekonomike, që do të thotë se shteti i Kosovës po përballet me varfëri të skajshme”, tha Gashi.

Ibrahim Makolli, nënkryetar tjetër i AKR-së, tha se ka ardhur në Mitrovicë për të kërkuar votën e qytetarëve për Nexhmedin Spahiun, sepse kjo është për të mirën e këtij qyteti dhe mitrovicasve.

Makolli theksoi se Mitrovica duhet të shfrytëzojë potencialet e saja natyrore, gjë të cilën e parasheh programi i kandidatit Nexhmedin Spahiu, i cili nëse merr besimin për të parin e komunës atëherë gjendja në Mitrovicë do të ndryshojë për të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat