Prej sot fillon fushata për balotazh

Lajme

Prej sot fillon fushata për balotazh

Më: 6 dhjetor 2009 Në ora: 11:20

Në Kosovë ka filluar fushata paraelektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet me 13 dhjetor. Balotazhi do të zhvillohen në 21 komuna të Kosovës. Në garë janë 42 kandidatë. 17 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, 12 nga Lidhja Demokratike të Kosovës, 7 nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, një kandidat i pavarur dhe dy kandidatë nga subjektet politike serbe, që kanë mbetur në garë.

Dje ,Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 15 nëntorit për kryetar të komunave në Kosovë me çka krijoi kushte për fillimin e fushatës për balotazh. Kundër certifikimit të këtyre rezultateve ishte anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fadil Maloku, i cili certifikimin e rezultateve pa zgjedhjen e të gjitha ankesave e quajti shkelje të kushtetutës.

Rezultatet e zgjedhjeve të 13 dhjetorit do të shënojnë edhe përfundimin e zgjedhjeve të para lokale në Kosovë të cilat u mbajtën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto zgjedhje kanë “dridhur” paksa skenën politike të Kosovës, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që rezultati përfundimtar i tyre të imponojë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat