Përmbytjet përfshijnë dhe Ulqinin

Lajme

Përmbytjet përfshijnë dhe Ulqinin

Më: 12 janar 2010 Në ora: 17:31

Prurjet e reja të lumit Buna kanë përmbytur shumë sipërfaqe të tokës, oborre të shtëpive, restoranteve dhe objekte banimi. Sasia e madhe e ujit që po kalon në lumin Buna, ka bërë që nga vërshimet të përfshijnë edhe disa vendbanime në Mal të Zi, ku më e goditura është komuna e Ulqinit. Kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka bërë apel që situata e krijuar të mos shfrytëzohet për propagandë politike dhe deklaroi se gjendja është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Prurjet e reja të lumit Buna kanë përmbytur shumë sipërfaqe të tokës, oborre të shtëpive, restoranteve dhe objekte banimi. Autoritetet e komunës se Ulqinit pohojnë se sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten në të gjitha zonat përgjatë Bunes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat