Tadiq nuk shkon në inaugurimin e Presidentit kroat për shkak të pranisë së Sejdiut

Lajme

Tadiq nuk shkon në inaugurimin e Presidentit kroat për shkak të pranisë së Sejdiut

Më: 15 janar 2010 Në ora: 12:35

Beograd, 15 janar - Presidenti serb Boris Tadiq ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të Kroacisë në se aty do të jetë prezent edhe Presidenti i Kosovës. Tadiq tha dje se pjesëmarrja në ceremoni me Fatmir Sejdiun do të ishte një njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës. Tadiq tha se ai është i gatshëm të marrë pjesë në ceremoni rajonale me Kosovën vetëm në se kjo e fundit referohet si Misioni i Përkohshëm i OKB së në Kosovë. Ivo Josipoviq fitoi zgjedhjet presidenciale të Kroacisë këtë javë. Ai do të zëvendësojë Stipe Mesiq në shkurt. Tadiq tha dje se marrëdhëniet e Serbisë me Kroacinë janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit për shkak të atyre që ai i quajti veprime provokative të presidentit Mesiq. Kroacia ka akuzuar serbët se kanë kryer gjenocid gjatë luftës në Ballkan në fillim të viteve 1990. Kroacia ka argumentuar gjithashtu para gjykatës ndërkombëtare në Hagë se Kosova kishte të drejtën ligjore të shkëputej nga Serbia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat