Fushatë e qetë zgjedhore, por gjuhë e ashpër politike

Lajme

Fushatë e qetë zgjedhore, por gjuhë e ashpër politike

Më: 12 mars 2010 Në ora: 18:06

Prishtinë, 12 mars - Rrjeti i organizatave joqeveritare "Demokracia në veprim", ka përcjellë fushatën njëjavore parazgjedhore në Gjilan, dhe vlerëson se me gjithë fushatën e qetë, ka pasur edhe raste të përdorimit të një gjuhe të ashpër politike dhe fyese e kandidatëve në garë për Gjilanin. Me këtë rast, "Demokracia në veprim" informon opinionin publik se do të monitorojë edhe raundin e tretë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet në Gjilan më 14 mars. "Demokracia në veprim" do t'i angazhojë 169 vëzhgues të cilët do t'i mbulojnë të gjitha vendvotimet, si dhe do të ketë disa ekipe lëvizëse të monitoruesve. "Demokracia në veprim" u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë aktivitet që të angazhohen për një proces të drejtë dhe demokratik. "Demokracia në veprim" po ashtu u bën thirrje qytetarëve që të dalin në këto zgjedhje dhe të zgjedhin kryetarin e tyre të ardhshëm. Qendra për komunikim me publikun e "Demokracisë në veprim", do të transferohet në Gjilan (hotel Luli, afër qendrës së qytetit), ku me konferenca ditore do të informohet publiku me rrjedhën e procesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat