Deri në ora 12:15 votuan 9.89 për qind e gjilanasve

Lajme

Deri në ora 12:15 votuan 9.89 për qind e gjilanasve

Më: 14 mars 2010 Në ora: 14:22

Prishtinë, 14 mars – Qytetarët e Gjilanit deri në mesditë kanë treguar një interesim më të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhje, se sa në raundin e dytë të zgjedhjeve, në balotazh. Kryetarja së KQZ-së Nesrin Lushta, në të gjitha vendvotimet ka dalje të qytetarëve të zgjedhje, përveç në fshatin Bodrigë. Ajo tha se nuk ka ndonjë informacion se ka pas parregullsi gjatë procesit zgjedhor.“Sipas informatave të cilat i kemi marr nga terreni deri në ora 12:15 përqindja e daljes në vendvotime është 9.89 për qind nëse ky numër krahasohet me numrin nga data 13 dhjetorit është pakëz më i madh sepse në të njëjtën kohë përqindja ka qenë 9.28 për qind.Ka dalje në të gjitha vendvotimet, përveç në një vendvotim, është fjala për Bodrigë ku deri tash nuk ka pas asnjë votues. Informatat që i kam marr deri më tani tregojnë se nuk ka parregullsi, ndërkohë nëse na vijnë informatat do tua japim edhe juve”, tha Lushta.Edhe pse zgjedhjet po mbahen vetëm në një komunë, sipas të gjitha gjasave KQZ-ja do të vonojë rezultatet preliminare, sepse në agjendë ka paraparë që rezultatet preliminare të jepen në ora 1 pas mesnate. “Ne ju thamë që edhe pse është vetëm një komunë, është një procedurë e njëjtë, duhet të numërohen të gjitha votat dhe të jemi të përgatitur për shpalljen e rezultateve preliminare”, tha ajo.

B. Boletini

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat