Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon homologun e tij, Komorowski

Lajme

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon homologun e tij, Komorowski

Më: 12 prill 2010 Në ora: 10:29

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e rëndë për humbjen e jetës në aksidentin tragjik të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së tij, zotit Lech Kaczynski dhe delegacionit që kryesonte.

Vdekja e Presidentit, Lech Kaczynski është një humbje e madhe jo vetëm për Poloninë dhe popullin e saj, por për të gjithë botën demokratike. Kosova ka humbur njërin nga miqtë e saj të mëdhenj.

Ju lutem shkëlqesi, pranoni ngushëllimet e mia, të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të popullit të saj për këtë tragjedi të rëndë.

Në këto çaste të vështira, ne jemi pranë jush, familjeve që humbën të dashurit dhe pranë popullit mik polak.

Me respekt, juaji

Jakup Krasniqi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat