Presidenti Fatmir Sejdiu uroi presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq

Lajme

Presidenti Fatmir Sejdiu uroi presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq

Më: 13 korrik 2010 Në ora: 20:44

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq telegram urimi me rastin e 13 Korrikut - Ditës Nacionale të këtij vendi.

Në tekstin e këtij telegrami thuhet:

Shkëlqesisë së Tij, Filip Vujanoviq

President i Republikës së Malit të Zi

I nderuar President Vujanoviq,

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj Ju Shkëlqesi, Qeverinë dhe gjithë popullin e Malit të Zi, me rastin e 13 Korrikut - Ditës Nacionale të Malit të Zi. Populli dhe institucionet e Kosovës bashkohen me ju në shënimin e kësaj dite të madhe.

Unë po ashtu shfrytëzoj këtë rast për t'i shprehur Malit të Zi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e hershme që i ka dhënë vendi juaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Unë shpresoj se përderisa vendet tona po shkojnë drejt së ardhmes më të ndritshme euroatlantike, ne do ta vazhdojmë ta forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë.

Ju lutem, i nderuar President, pranoni urimet e mia më të sinqerta dhe ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht,

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat