Deklarata e Kermabos është përshëndetur nga Oliver Ivanoviq

Lajme

Deklarata e Kermabos është përshëndetur nga Oliver Ivanoviq

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 13:27

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq e ka përshëndetur deklaratën e shefit të EULEX-it, Iv de Kermabon se gjykatësit dhe prokurorët vendorë nuk do të kthehen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë më 15 korrik.

Gjatë ditës së martë shefi i EULEX-it përmes një deklarate të shkuar për media, ka bërë të ditur se nuk mund të ketë kthim të gjyqtarëve dhe prokurorëve më 15 korrik, pasi diskutimet mes palëve përkatëse janë duke vazhduar.

Kjo deklaratë e Kermabos është përshëndetur nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, insistimi në lidhje me fillimin e punës së këtyre gjykatësve për një datë të caktuar do të ishte krejtësisht kontraproduktive.

"Shumë gjëra ende nuk janë definuar dhe është me rëndësi para se të hapen këto gjykata të definohet çështja e ligjeve të cilat do të aplikohen dhe cili do të jetë territori i jurisdikcionit të Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, si dhe elementet tjera shtesë të marrëveshjes", ka thënë Ivanoviq,

Ai ka shtuar se hapja e këtyre gjykatave pa një marrëveshjeje të mirëfilltë do të ishte një aventurë e vërtetë, e cila do të përfundonte në mënyrë të pakëndshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat