Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

Lajme

Krasniqi, uron Myftiun Tërnava me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

Më: 10 gusht 2010 Në ora: 19:10

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiut Naim Tërnava.

Në telegram thuhet: “Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta Juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës. Urojmë që ky muaj të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes qytetarëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në telegramin e urimit të kryeparlamentarit, dr. Jakup Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat