Jeremiq: Nuk planifikojmë tërheqjen e pr/rezolutës për Kosovën

Lajme

Jeremiq: Nuk planifikojmë tërheqjen e pr/rezolutës për Kosovën

Më: 6 shtator 2010 Në ora: 09:24

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, thotë se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk planifikojmë tëreqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, i tha mbrëmë minsitri Jeremiq, televizionit B-92.

Ai mëtutje theksoi se qëllim i Serbisë është që të mundësohet vazhdimi i përpjekjes për rezistencë ndaj vendosjes së njëanshme të shtetësisë së Kosovës dhe që të “hapet rruga për negociata të reja, që të do sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat