Ferizaj: Plagosen tre nxënës të shkollës “Kuvendi i Arbërit”

Lajme

Ferizaj: Plagosen tre nxënës të shkollës “Kuvendi i Arbërit”

Më: 6 shtator 2010 Në ora: 11:16

Tre nxënës të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj, janë plagosur sot në një incident me armë zjarri. Lajmi u publikua nga Radio Kosova, e cila i referohet zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. Sipas zëdhënësit, njëri prej të plagosurve është dërguar për trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Identiteti i të plagosurve nuk është njoftuar. Policia ka filluar hetimet lidhur me rrethanat e incidentit dhe lidhur me personat e përfshirë në të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat