Itali: BE-ja të dërgoj sinjale pozitive për Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Itali: BE-ja të dërgoj sinjale pozitive për Kosovën dhe Serbinë

Më: 10 shtator 2010 Në ora: 13:47

Italia e ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar se tash është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian, ta vazhdoj dërgimin e sinjaleve pozitive për Serbinë dhe Kosovën, me qëllim të përparimit konkret në rrugën e integrimeve.

Mëtutje, siç njoftoi Ministria e Jashtme e Italisë, miratimi i rezolutës, që ishte e harmonizuar nga Serbia dhe Bashkimi Evropian, dhe për të cilën është angazhuar personalisht edhe ministri i jashtëm, Franko Fratini, është hap i rëndësishëm politik, që e vërteton rolin primar të Evropës në stabilizimin e Ballkanit.

Ministria e jashtme italiane, poashtu, theksoi se miratimi i rezolutës, edhe njëherë, tregon se perspektiva evropiane vazhdon të mbetet faktor shumë i rëndësishëm në kapërcimin e krizave rajonale në Evropë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat