“The Economist”: Klinton në Ballkan pa mesazhe revolucionare

Religjion

“The Economist”: Klinton në Ballkan pa mesazhe revolucionare

Më: 15 tetor 2010 Në ora: 10:06

Duke komentuar turneun e sapo përfunduar të Sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton në Ballkan, gazeta londineze "The Economist" pohon në një koment të saj se edhe më tej është i domosdoshëm një presion perëndimor mbi liderët e Ballkanit. Sipas gazetës, zonja Klinton nuk pati asnjë "mesazh revolucionar". Ajo tha se angazhohet për bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës për çështjet praktike dhe kritikoi presidentin e RS Milorad Dodik sepse kërcënon me shkëputjen nga Bosnja. Disa pyesin përse erdhi fare, nëse kjo është e tëra që pati për të thënë. Përgjigjja është, vazhdon "The Economist", se bota e jashtme ende duhet t'i shtyjë serbët, shqiptarët dhe boshnjakët që të zgjidhin shumë probleme të tyre. Një diplomat anonim i ka thënë gazetës se edhe më tutje është e domosdoshme që të ushtrohet presion mbi liderët politikë të Ballkanit që të merren vesh në mënyrë që rajoni për disa vjet të mos rrëshqasë në një luftë të re. Burimet diplomatike i kanë thënë gjithashtu gazetës "The Economist" se SHBA ja dhe Bashkimi Evropian po punojnë në formulimin e strategjisë së re për Bosnjën e Hercegovinën për të zbatuar reformat që janë të nevojshme për përafrimin e mëtejshëm të saj drejt NATO-s dhe BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat