Çerkone: Kosovës nuk i është premtuar udhëzimi për vizat

Lajme

Çerkone: Kosovës nuk i është premtuar udhëzimi për vizat

Më: 9 nëntor 2010 Në ora: 09:55

Dje në Bruksel ka pasur mjaft reagime për mospërfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Urlike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se vendimi i për heqje të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë është një vendim shumë pozitiv, porse ai ka mbetur nën hijen e izolimit të Kosovës. Mirëpo, përfaqësuesi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Mikele Çerkone, ka thënë se Kosovës asnjëherë nuk i është premtuar se do t'i jepet udhëzimi për liberalizimin e vizave. Ai ka rikujtuar se Komisioni Evropian kërkon nga Kosova përmbushjen e disa kushteve, ndërsa Kosova nuk i ka përmbushur ende ato.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat