Fitou: Zgjedhja e Mustafës në krye të LDK-së, një shpresë e madhe

Lajme

Fitou: Zgjedhja e Mustafës në krye të LDK-së, një shpresë e madhe

Më: 10 nëntor 2010 Në ora: 17:13

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa priti sot në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean François Fitou, i cili duke i uruar zgjedhjen e në postin e kryetarit të LDK-së, i ofroi mbështetjen e plotë të shtetit të tij gjatë procesit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.

"Zgjedhja e juaj në krye të LDK-së është një shpresë e madhe. Përveç kësaj ne ju sigurojmë përkrahje edhe në procesin e zgjedhjeve që ato të jenë sa më demokratike dhe korrekte", ka thënë ambasadori Fitou i cili shprehu interesimin për mundësinë e binjakëzimit të kryeqytetit kosovar me komunat franceze.

"Ne jemi të interesuar për binjakëzimin e komunave të Francës me Prishtinën, me qëllim të shkëmbimit të një ekspertize të pasur përvojash dhe bashkëpunimi në mes të qyteteve", tha ambasadori Fitou.

Kryetari Mustafa duke e falënderuar për interesimin e treguar për mundësinë e bashkëpunimit të komunave të Francës me kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e ka njoftuar ambasadorin Fitou rreth zhvillimeve të fundit në LDK.

"Kemi zgjedhur organet, kemi përpiluar listën e kandidatëve për deputet dhe të gjitha këto kanë kaluar me një konsensus të plotë. Sa i përket zgjedhjeve, ato po mbahen në një afat të shkurt kohor, dhe janë zgjedhje në të cilat çdo parti pretendoj të fitoj, sikurse pretendojmë edhe ne. E rëndësishme është që të fitoj Kosova, të jenë zgjedhje demokratike dhe legjitime", tha kryetari Mustafa dhe shtoi se "prezenca e juaj këtu është një mundësi e mirë që të na ndihmoni në vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat