Thaçi: Do të jemi krah Qeverisë së Shqipërisë

Lajme

Thaçi: Do të jemi krah Qeverisë së Shqipërisë

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 21:42

Deklaratë e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vërshimet e mëdha që po u shkaktojnë dëme qytetarëve të veriut të Shqipërisë. "Dje kam biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ndjej gjendjen më Shqipëri, në Shkodër me rrethinë të shkaktuara nga vërshimet.

Është kjo një ndjenjë shtetërore, por edhe vëllazërore e gjithë popullit të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihmë të plotë me të gjitha mundësitë dhe potencialet tona.

Tani më FSK-ja veç është në terren, është në vend të ngjarjes. Ne veç kemi marrë vendim për dërgimin e trupave të FSK-së në Shkodër me rrethinë.

Gjithashtu, do të jemi krah Qeverisë së Shqipërisë, popullit të saj, në përkrahje të plotë materiale të nevojshme. Ftoj të gjitha autoritetet komunale që të jenë në krah të popullit shqiptar në Shqipëri.

Gjitha qytetarët e Republikës së Kosovës të tregojnë solidaritetin e tyre vëllazëror. Është një gjendje jo e lehtë, por jemi të vendosur të jemi në përkrahje të plotë të kryeministrit Berisha dhe Qeverisë së Shqipërisë që bashkërisht të tejkalojmë këtë gjendje siç kemi tejkaluar edhe më herët situata jo të mira.

Pra, ne do të jemi solidarë dhe do të kemi mbështetjen e plotë për Qeverinë e Shqipërisë dhe popullin e saj", thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat