Gati formulari për regjistrimin e popullsisë

Lajme

Gati formulari për regjistrimin e popullsisë

Më: 13 janar 2011 Në ora: 16:26

Komisioni për Regjistrimin e popullsisë ka miratuar formularin për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, që pritet të bëhet këtë vit. Ky formular i quajtur R3 dhe i përbërë nga 41 pyetje është disenjuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, sipas modelit të vendeve të Bashkimit Evropian. Me anë të këtij formulari pritet të sigurohen të dhëna reale dhe të besueshme për popullsinë në Kosovë. Aty do të regjistrohen po ashtu edhe misionet ndërkombëtare dhe bizneset në Kosovë. Sipas, kreut të Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blakaj, aktualisht në Kosove supozohet të jenë 2 milionë banorë rezident, ndërsa 500 mijë janë si emigrant, azil kërkues ose refugjatë në shtetet e huaja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat