Rrëmbehet nga ish-burri i saj, lirohet nga policia

Kronikë e zezë

Rrëmbehet nga ish-burri i saj, lirohet nga policia

Më: 10 mars 2010 Në ora: 15:15

Ditë më parë në stacionin e policisë, në Gjilan është ankuar një banor i fshatit Livoç i Poshtëm, komuna e Gjilanit i cili ka raportuar se vajza e tij është rrëmbyer më datën 1 mars të vitit 2010. Sipas rrëfimit të tij, rrëmbimi i vajzës është kryer në orët e mëngjesit nga ana e ish bashkëshortit të saj nga një fshat i komunës së Gjilanit. Vajza sipas tij është duke u mbajtur në një shtëpi në fshatin Zllatar, komuna e Ferizajit. Në stacionin e policisë, në Gjilan, si dëshmi janë ofruar disa mesazhe që i ka dërguar viktima nga numri i tel. 049, ku shkruan se është duke u mbajtur me dhunë nga ish bashkëshorti i saj. Rreth rastit në fjalë është njoftuar NJHR Gjilan .Njësitet e Hetimeve Regjionale, sektori kundër krimeve serioze, kanë ndërmarrë veprime konkrete (me asistencë të Stacionit Policor të Ferizajit), me ç’ rast ka lokalizuar të dyshuarin dhe viktimën e cila ishte mbajtur kundër vullnetit të saj. Vendi ku është kryer ky operacion gjendet në një fshat në komunën e Ferizajit, më saktësisht i dyshuari strehohej tek një i afërm i tij (i dyshuari tjetër Z. O.). Policia ka bërë një kontroll në shtëpinë ku strehohej i dyshimti ku janë gjetur dhe konfiskuar këto gjësende: një pushkë gjuetie pumparica, altau magnum, një pushkë automatike (AK 47), dy karikatorë të pushkës automatike AK 47, një revole kompakt e kalibrit 9 mm, dy karikatorë të revoles, një telefon nokia, 10 fishekë të kalibrit 7.65 mm, 73 fishek të pushkës automatike, 38 fishekë të kalibrit 9x19 mm, 8 fishekë të kalibrit 9 mm, një letërnjoftim (Republika e Kosovës)-dyshohet i falsifikuar në emër Z. A, një pasaportë e Republikës së Shqipërisë, një certifikatë e lindjes (Republika e Kosovës)- dyshohet i falsifikuar në emër. Pas kryerjes së operacionit, dy të dyshuarit e lartcekur L. B. dhe Z. O. janë ndaluar në Qendër të Ndalimit në Gjilan, në afat kohor prej 48 orësh. Kurse viktima është dorëzuar tek prindi i saj. Lënda pas kompletimit me të gjitha provave do të dorëzohet për procedim të mëtejmë në Prokurorinë Publike kompetente në Gjilan, thuhet në një informatë të lëshuar nga Policia e Gjilanit./T. Selimi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat