Rama në Fier: Më 28 janar protesta e rradhës kundër krimit qeveritar

Shqipëria

Rama në Fier: Më 28 janar protesta e rradhës kundër krimit qeveritar

Më: 23 janar 2011 Në ora: 13:03

(E plotësuar) Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar nga Fieri për një tubim të radhës në Tiranë, ditën e premte në orën 14:00, që siç u shpreh ai do të jetë paqësor për të dënuar dhunën dhe krimin qeveritar. Gjatë ceremonisë mortore të 50 vjeçarit Faik Myrto, një nga tre personat që humbi jetën gjatë demonstratës së organizuar në 21 janar nga opozita e bashkuar por që degjeneroi në dhunë, Rama ftoi të gjithë qytetarët në këtë protestë paqësore, ku qytetaret do te jenë më të shumtë se kurrë. "S’ka dhunë shtetërore që ta marrë peng Shqipërinë”, u shpreh ai.

Rama: Do vazhdojmë në rrugën tonë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë homazheve për Faik Myrton (një nga personat që humbi jetën në demonstratën e 21 janarit), u shpreh se të premten ai dhe të gjithë shqiptarët janë të ftuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Fjalët për tre viktimat e krimit qeveritar do t’i shpreh të premten në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” bashkë me gjithë qytetarët shqiptarë të cilët duan të nderojnë kujtimin e këtyre tre qytetarëve të zakonshëm jeta e të cilëve u pre në një protestë për një Shqipëri më të mirë”, deklaroi Rama në Fier.

“Do vazhdojmë në rrugën pa kthim drejt një Shqipërie ku ligji të jetë i njëjtë për të gjithë”, shtoi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama kërkoi të mbahej një minutë heshtje në nderim të tre qytetarëve që humbën jetën në 21 janar: Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt.

>> Rama: Demonstratat do të vijojnë, pa dhunë >>Komente (97)

>> Rama akuzon Berishën dhe Bashën për vrasjet

>> Komente (85)

>> Rama bën thirrje për qetësi

>> Komente (93)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat