Shqipëria dërgon edhe 45 trupa ushtarake me mision në Kandahar

Shqipëria

Shqipëria dërgon edhe 45 trupa ushtarake me mision në Kandahar

Më: 25 janar 2011 Në ora: 17:54

Ushtria shqiptare dërgoi sot 45 paqeruajtës të tjerë, në Kandahar. Kontigjenti i ri prej 45 trupash, ushtarë profesionistë, nënoficerë dhe oficerë të repartit “Eagle 2”, është nisur sot në misionin e tij jashtë vendit.

Ky është kontingjenti i dytë që do të zëvendësojë kontingjentin e parë “Eagle 1”, i cili kryen misionin prej 6 muajsh në Kandahar.

Aktualisht, Forcat e Armatosura shqiptare nëpërmjet strukturave të forcave tokësore marrin pjesë me trupa në operacionet e mbështetjes së paqes “ISAF”, të drejtuara nga NATO në Afganistan me 2 kompani në Herat dhe 1 togë në Kabul.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat