MPJ dënon ngjarjen e ndodhur në Selanik

Shqipëria

MPJ dënon ngjarjen e ndodhur në Selanik

Më: 28 janar 2011 Në ora: 19:37

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rezidencën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik, ku është dëmtuar krejtësisht automjeti i Konsullatës sonë.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) kërkon nga autoritetet kompetente greke të kryejnë sa më parë hetimet dhe të vënë përpara ligjit autorët e këtij akti të shëmtuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat