Meta bën thirrje që të ndalet helenizimi i Jugut

Shqipëria

Meta bën thirrje që të ndalet helenizimi i Jugut

Më: 7 shkurt 2011 Në ora: 17:40

Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta tha se deklaratat e konsullit grek në Korçë për regjistrimin e popullatës shqiptare në bazë të etnisë e përkatësisë fetare janë një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe vazhdim i politikës së vjetër greke për helenizimin e zonës jugore të Shqipërisë.

"Këto deklarata, që nuk mbështeten mbi asnjë të vërtetë, duhet të vënë në alarm strukturat shtetërore shqiptare, të cilat duhet t'i thonë 'ndal' fushatave për helenizimin e Jugut të vendit, ndërsa personat që i deklarojnë ato duhet të shpallen 'non grata'", tha historiani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat