MPJ: Deklaratat e konsullit në Korçë ishin personale. Oketa: Të shpallet “non grata”

Shqipëria

MPJ: Deklaratat e konsullit në Korçë ishin personale. Oketa: Të shpallet “non grata”

Më: 9 shkurt 2011 Në ora: 11:56

Deklaratat e konsullit se në qytetin e Korçës ka grekë kanë detyruar komisionin kuvendor për politikën e jashtme të thërrasë në seancë dëgjimore sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së jashtme Gazmend Turdiu. Gjatë seancës dëgjimore, zoti Turdiu ka informuar deputetët për takimin që është zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë.

Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Jashtme, gjatë këtij takimi, ambasadori grek e ka cilësuar personal qëndrimin e konsullit grek.

Njëkohësisht përfaqësuesit e ministrisë së jashtme kanë vlerësuar qëndrimin që ka mbajtur kryetari I bashkisë së Korçës, Niko Peleshi. Deputeti Gazmend Oketa ka kërkuar shpalljen non grata të konsullit grek, për deklaratat antishqiptare të tij, ndërsa kryetari I komisionit për politikën e jashtme deputeti Fatos Beja kërkoi që të bëhet kujdes me deklaratat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat