Gjigandi grek i ndërtimit “Aktor” pretendent për rrugën Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Gjigandi grek i ndërtimit “Aktor” pretendent për rrugën Tiranë-Elbasan

Më: 3 mars 2011 Në ora: 18:20

Kompania greke e ndërtimit “Aktor”, është një nga firmat e përzgjedhura në tenderin e zhvilluar për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

“Aktor” ka paraqitur ofertën prej 54% të kostos totale, me 14,5 miliardë lekë.

Kompania është një nga më të mëdhatë në ndërtimin e autostradave në vende të ndryshme të botës. Eksperienca e saj në këtë fushë është 60-vjeçare.

Në vitin e kaluar, “Aktor” ka shpenzuar në total për ndërtime, 2.7 miliardë euro. Bashkëpunëtorët e saj llogariten në 10 mijë, si në Greqi ashtu edhe jashtë saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat