Reshje deri në fundjavë

Shqipëria

Reshje deri në fundjavë

Më: 14 prill 2011 Në ora: 17:00

Termometri ka shënuar vlera negative, cka ka sjellë edhe reshje dëbore në shumë zona të vendit.

Rrymat e ftohta kanë bërë që temperaturat të ulen me 4 deri në 7 gradë celsius, cka ka bërë që shumë njerëz të nxjerrin sërish jashtë xhupat.

Sipas parashikimit të meteorologëve të shërbimit ushtarak, pritet që edhe dita e premte të qendrojë në këto vlera.

“Ka zbritje të temperaturave dhe reshje dëbore. Në mesditë temperatura nuk kaloi 17 gradë në Durrës. Të premten pritet shtimi i vranësirave dhe nuk përjashtohen reshje të izoluara në juyg-lindje”, ka deklaruar meteorologia Genta Stafa.

Ditën e shtunë dhe të diel pritet një rritje e temperaturave me 3 gradë celsius, por edhe rikthim i reshjeve të shiut.

“Gjatë fundjavës pritet që aktiviteti atmosferik të sjellë në rajon rryma ajri të paqëndrueshme. Për pasojë do kemi vranësira dhe reshje shiu për shkak të rrymave atmosferike”, ka saktësuar Stafa. Temperaturat pritet të stabilizohen vetëm në fillim të javës së ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat