Topalli takoi banorët e Velipojës

Shqipëria

Topalli takoi banorët e Velipojës

Më: 17 prill 2011 Në ora: 20:13

Velipoja, do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme turistike. Deklarata është bërë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një takim elektoral me banorë të Komunës së Velipojës në Shkodër ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Velipojës, Nikoll Marku, aktualisht kryetari i kësaj komune. Duke folur për investimet e bëra në këtë komunë, Topalli, deklaroi se, "krahasimet e Velipojës së 4-5 viteve më parë me Velipojën e sotme kanë ndryshime të shumta". Ajo përmendi investimet në infrastrukture, ndërtimin e dy urave, rrugëve, shëtitores së plazhit, ujësjellësit, etj, me vlerë 125 milion euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat