Rama thirrje komisionerëve: Kujdes beteja vazhdon

Shqipëria

Rama thirrje komisionerëve: Kujdes beteja vazhdon

Më: 9 maj 2011 Në ora: 15:22

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se PS-ja i ka fituar zgjedhjet vendore ndërsa i ka bërë thirrje komisionerëve të kenë kujdes në numërimin e votave.

Në një konferencë për shtyp Rama duke vlerësuar punën e komisionerëve të PS-së jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë theksoi se ata tani duhet të jenë vigjilentë për numërimin e votave.

“Mirënjohje të thellë për të gjithë komisionerët e PS-së që me pasion dhe me frymë skuadre iu nënshtruan një trajnimi të posaçëm duke respektuar gërmë për gërmë të gjtihë planin anti-manipulim. Por kujdes beteja vazhdon pasi është radha e numërimit dhe duhet të tregojmë ndershmëri, rezistencë pavarësisht lodhjes dhe mos lejoni të vidhet asnjë votë” theksoi më tej Rama.

Më tej Rama deklaroi se PS-ja I ka fituar zgjedhjet për të cilat kishte 2 vjet që ishte përgatirur.

“Jemi përgatitur që prej 2 vjetç për këtë ditë të bukur dhe jemi të gatshëm për çdo orvajtje për të shtrembëruar rezultatin” shtoi më tej Rama duke shtuar se gjerdani i fitores do të vazhdojë edhe më tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat