KQZ: Të rinisë numërimi në Tiranë

Shqipëria

KQZ: Të rinisë numërimi në Tiranë

Më: 10 maj 2011 Në ora: 00:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim në lidhje me bllokimin e procesit të numërimit në dy qendra numërimi këtu në Tiranë.

Procesi numëritmi ishte ndëprerë në KZAZ-në e njësisë 8 dhe në KZAZ-në e njësisë 5.

KQZ vendosi unanimisht që brenda orës 23:00, në KZAZ-në e njësisë 8, të rinisë numërimi dhe brenda orës 01:00, pas mesnatës të rinisë numërimi në KZAZ-në numër 5.

Pritet një mbledhje e KQZ-së për të verifikuar nëse ka nisur rinumërimi në këto dy KZAZ këtu në kryeqytet. Nëse rinumërimi nuk ka nisur brenda afatit të përcaktuar në urdhërin e KQZ-së parashikohet zëvendësimi i komisionerëve numërues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat