Vazhdon procesi i numërimit të votave në jug të Shqipërisë

Shqipëria

Vazhdon procesi i numërimit të votave në jug të Shqipërisë

Më: 10 maj 2011 Në ora: 18:27

Procesi i numërimit të votave po vazhdon ende në Jug të Shqipërisë . Rezultatet flasin për një fitore të kandidatëve socialistë krahas bashkive të mëdha edhe në disa bashki të vogla. Por sipas të dhënave të komisioneve zonale Partia Socialiste ka marrë më pak vota si subjekt krahasuar me votat e kantidatëve fitues dhe kjo e bën më të fortë garën për Këshillat e Bashkisë së qyteteve. Partia e të Drejtave të Njeriut ka ruajtur fitoren në disa zona ku banon pakica greke ndërsa Partia e Komunitetit çam ka shtrirë fitoren e votave edhe në zona që nuk banohen nga ky komunitet.

Qendrat e numërimit në Jug të Shqipërisë po kalojnë hap pas hapi materialet zgjedhore të komunave duke i dhënë rendin atyre me numrin më të madh të votuesve si fillim e më pas atyre me numrin më të vogël të votuesve.

Në Gjirokastër gjatë mesnatës janë numëruar dy komunat ku banon pakica greke te cilat jane fituar nga Partia e te Drejtave të Njeriut në Aleancë me Partinë Socialiste. Ndërkohe, Partia e re Mega nuk ka arritur qe ne Aleance me Partinë Demokratike të sigurojë fitoren e kandidatëve të saj.

Socialistët kane fituar edhe disa bashki të vogla si atë të Këlcyrës dhe Konispolit ,ndërkohë që rezultati ne mjaft prej bashkive per Partinë Soacialiste si subjekt është më i ulët krahasuar me votat e e kantidatit. Sipas të dhënave të dala nga rezultatet zgjedhore votat e Partisë Demokratike, LSI-së dhe aleatëve të djathtë e kalojne shumicën e e votave te partisë Socialsite dhe aleatëve të saj. Kjo flet për konkurencën e fortë që do të jetë për disa bashki per Këshillin Bashkiak.

Kandidati i LSI në Gjirokastër Genci Sinojmeri falënderoi sot zgjedhësit në Gjirokastër duke pranuar humbjen ndërkohe qe ndryshe nga zgjedhjet e tjera vendore ne mjaft prej njësive vendore kandidatët i kane uruar njëri tjetrit fitoren e ndërsjelltë.

Proçesi i numërimit nuk ka njohur probeme deri tani , por nje interesim të gjerë të pjesëmarrësve të kampeve politike në qendrat e numërimit sidomos ne shqyrtimin e fletëve të votimit per kandidatët për kryetarë të komunave.

Analistët vendorë vlerësojnë se PDNJ ka ruajtur rezultatet e zgjedhjeve vendore të katër viteve më parë përveç bashkisë së Himarës në disa nga zonat që banohen nga pakica greke në Gjirokastër dhe në Sarandë ndërkohë që si subjekt me më shumë vota të marra shfaqet PDIU e komuniteti çam, e cila ka marrë vota edhe në zonat të cilat nuk banohen nga ky komunitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat