Policia: Personat e paautorizuar, larg Qendrave të Numërimit të Votave

Shqipëria

Policia: Personat e paautorizuar, larg Qendrave të Numërimit të Votave

Më: 10 maj 2011 Në ora: 18:32

“Palët e përfshira në procesin zgjedhor, mbështetësit apo simpatizantët e subjekteve politike, duhet të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme”, ky është apeli që mbërrin nga Policia e Shtetit lidhur me problematikat e ndeshura gjatë ditës së sotme lidhur me tentativën e hyrjes së personave të paautorizuar në Qendrat e Numërimit të Votave.

“Aktualisht, nga ana e bluve të kryeqytetit po qëndrohet në këtë KZAZ për të ruajtur rendin dhe sigurinë në pritje të një vendimi të dytë të KQZ për t’u larguar”, citon deklarata në fjalë.

Duke raportuar konkretisht, rastin gjatë mesditës së sotme në KZAZ-në nr. 54, në shkollën “Avni Rustemi”, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, për të nxjerrë jashtë personat e paautorizuar në Qendrat e Numërimit të Votave.

“Efektivat e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pas marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së për ndërhyrje, kanë bërë të mundur largimin nga ambienti ku numëroheshin votat, personat e paautorizuar që ndodheshin aty”, sqaron deklarata e policisë lidhur me një rast të tillë.

Duke përfunduar se nga ana e saj, do garantohet deri në fund ruajtja e rendit dhe sigurisë, kjo në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Policinë e Shtetit “Për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat