Kodheli: PD-ja po pengon numërimin e votave

Shqipëria

Kodheli: PD-ja po pengon numërimin e votave

Më: 11 maj 2011 Në ora: 12:34

Partia Socialiste ka deklaruar se në KZAZ-në 54, në njësinë 10 në Tiranë përfqësuesit e PD-së nuk kanë firmosur proçesverbalët duke u larguar nga qëndra e numërimit të votave.

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka akuzuar PD-në se po përpiqet të minojë procesin e numërimit të votave ndërsa i bëri thirrje KQZ-së të marrë masa për funksionimin e çdo hallke të procesit.

Gjithashtu Kodheli theksoi se po vijon të numërohet në njësitë e tjera ndërsa në njësinë 5 procesi po ecën me ritme të ngadalta pasi sipas saj përfaqësuesit e PD-së po tentojnë ta bllokojnë procesin.

“Janë numër 27 nga 75 qëndra votimi në njësinë 5 dhe Edi Rama kryeson me 2452 vota. I bëjmë thirrje përfaqësuesve të PD-së të mos e bllokojnë procesin dhe i garantojmë qytetarët që çdo votë do të numërohet ashtu siç e kanë hedhur në kuti” theksoi Kodheli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat