Peleshi: Do fitoj besimin e qytetarëve me punë

Shqipëria

Peleshi: Do fitoj besimin e qytetarëve me punë

Më: 11 maj 2011 Në ora: 13:43

Niko Peleshi tashmë i rikonfirmuar si kryetar i bashkisë së Korçës ka deklaruar se do të përpiqet që me punën e tij të mos zhgënjejë qytetarët që i besuan votën.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të numërimit ku Peleshi u konfirmua edhe fitues, ai theksoi se do të angazhohet për të ardhmen e qytetit për t`i bindur edhe më skeptikët.

"Do të fitoj besimin e qytetarëve dhe do t`i bind të gjithë me punën time. Ndihem i kënaqur edhe pse ka pasur një lloj presioni për ta acaruar fushatën, për të goditur kundërshtarin” theksoi më tej Peleshi.

Kandidati i koalicionit “aleanca për të ardhmen” Niko Peleshi mori 16385 vota kundrejt kandidati “aleanca për qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 14176 vota.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat