Numërimi, PD: Të angazhuar për një proces të shpejtë

Shqipëria

Numërimi, PD: Të angazhuar për një proces të shpejtë

Më: 11 maj 2011 Në ora: 14:01

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deklaratat e deputetes të PS-së Mimi Kodheli e cila ka theksuar se përfaqësuesin e PD-së po pengojnë numërimin e votave.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj i ka cilësuar si të pavërteta deklaratat e Kodhelit duke shtuar se asnjë minibashki komisionerët nuk kanë ndërprerë numërimin.

“Në asnjë rast dhe asnjë minibashki komisionerët e Partisë Demokratike nuk kanë ndërprerë procesin pa konsensusin e kolegëve të PS-së, konsensus i cili është thyer nga komisionerët e PS-së që kanë ndërprerë numërimin në mënyrë të njëanshme” theksoi Mustafaraj.

Më tej Mustafaraj ka përgëzuar komisionerët e PD-së për punën e palodhur në përmbyllje të procesit të numërimit të votave ndërsa theksoi se PD-ja është e angazhuar që të numërohet çdo votë në mënyrë sa më të shpejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat