PD: S`kemi bllokuar numërimin, akuzat e PS-së të pabaza

Shqipëria

PD: S`kemi bllokuar numërimin, akuzat e PS-së të pabaza

Më: 12 maj 2011 Në ora: 12:12

Partia Demokratike i ka cilësuar si të pabaza akuzat e PS-së se komisionerët e djathtë po bllokojnë procesin e numërimit të votave në njësinë 5 në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se komisionerët e djathtë janë në vendin e tyre të punës dhe se nuk ka pasur bllokim të numërimit nga ana e tyre jo vetëm në njësinë bashkiake 5 por në asnjë njësi tjetër.

“Garantojmë qytetarët se çdo votë do të numërohet me transpaencë të plotë dhe që asnjë vullnet i mbrapshtë nuk mund të devijojojë dot vullnetin popullor” theksoi Mustafaraj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat