Prifti: Me vonesat merr një goditje standarti i numërimit

Shqipëria

Prifti: Me vonesat merr një goditje standarti i numërimit

Më: 13 maj 2011 Në ora: 15:29

Deputeti Dritan Prifti ka deklaruar se me vonesat që po i bëhet numërimit të votave merr një goditje standarti i numërimit.

Në një prononcim për “Ora News” deputeti Prifti i cilësoi si të pajustifikueshme këto vonesa ndërsa shtoi se Partia Demokratike është ajo që e shtyn procesin e numërimit pasi ka frikë nga rezultati.

Sipas tij procesi i numërimit po zhvillohet në mënyrë transparente dhe nuk ka asnjë shans për manipulim të votave.

Ndërkohë i pyetur për rezultatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këto zgjedhje, deputeti Prifti theksoi se LSI-ja ka humbur thellë në të gjitha zonat.

“Askush nuk i ka kushtuar vëmendje propocionalit. Për votat propocionale gjithnjë bëhet pazar. Në votimet e përgjithshme nuk e di se ku mund të marrë LSI-ja deputet” theksoi Prifti.

Ndërkohë i pyetur për praninë e madhe të deputetëve socialistë në njësinë 5, deputeti Prifti theksoi se kjo nuk ka asgjë të keqe.

“Ne mund të largohemi pjesërisht por do të qëndrojmë deri në fund të procesit. Deputetët po vëzhgojnë numërimin por nuk shoh asnjë shans për manipulime. Maksimumi mund të kontestohet ndonjë vote. Shqiptarët duhet të jenë të qetë sepse mundësia e manipulimeve të mëdha është hequr” theksoi Prifti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat