KZAZ 49, vendim për të nxjerë jashtë vëzhguesit e numërimit

Shqipëria

KZAZ 49, vendim për të nxjerë jashtë vëzhguesit e numërimit

Më: 13 maj 2011 Në ora: 19:19

Ndërsa gara mbetet e hapur dhe përqëndrimi i madh është i subjekteve politike, sikundër dhe qytetarëve të cilët kërkojnë të mësojnë dhe emrin e ri të kryetarit të Bashkisë, një tjetër vendim është marrë në njësinë 5 në KZAZ-në 49. Ndërsa ora shënon 18.45, vendimi i ri është për tu larguar të gjithë vëzhguesit e partive, deputetet, nga ambientet e brëndshme, dhe për të qëndruar vetëm vëzhguesit e huaj dhe mediat, të cilat kanë transmetuar live, në kohë reale të gjithë procesin.

“Ora News”, përcjell live të gjithë ecjen e procesit të numërimit, ndërsa duhet theksuar, se jo më pak ka qënë dyndja e vëzhguesve të akredituar në këtë njësi, sikurse dhe ndërkombëtarët.

E gjithë kjo procedururë, bëhet me qëllimin e vetëm, kjo për ti dhënë një hov procesit të numërimit të fletëve të votimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat