Ka nisur numërimi i votave në njësinë numër 5 në Tiranë

Shqipëria

Ka nisur numërimi i votave në njësinë numër 5 në Tiranë

Më: 14 maj 2011 Në ora: 11:30

Ka nisur pak minuta më parë numërimi i votave në njësinë numër 5 në Tiranë. Numërimi i 8 kutive të mbetura do të shpallë edhe fituesin e garës për Bashkinë e Tiranës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet për 477 kuti votimi ndër 485 gjithsej.

Lulzim Basha ka aktualisht 123348 vota, kurse Edi Rama 122777 vota dhe Hysni Milloshi 1352 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 571 vota, aktualisht në favor të Bashës. Tani po numërohen 4 kuti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat