Përfundoi procesi i numërimit të votave në Shqipëri

Shqipëria

Përfundoi procesi i numërimit të votave në Shqipëri

Më: 14 maj 2011 Në ora: 17:12

Ka përfunduar në të gjithë Shqipërinë procesi i numërimit të votave për drejtuesit e njësive vendore për katër vitet që vinë.

Procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie është mbyllur në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në rang kombëtar kryeson koalicioni "Aleanca për qytetarin" kundrejt koalicionit opozitar "Aleanca për të ardhmen".

Sipas burimeve, KQZ-ja aktualisht po shqyrton të dhënat e numërimit të votave në njësinë 5, ndërsa pritet që të japë së afërmi një deklaratë për shtyp lidhur me rezultatin e ngushtë mes dy kandidatëve për kryetar bashkie në Tiranë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat