Nëse konstatohet gabimi i numërimit, Basha del fitues në Tiranë

Shqipëria

Nëse konstatohet gabimi i numërimit, Basha del fitues në Tiranë

Nga: Bota sot Më: 14 maj 2011 Në ora: 18:06

E gjithë Shqipëria dhe shqiptarët i kanë drejtuar sytë kah Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në pritje të vendimit përfundimtar për shpalljen zyrtare të kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.

Në ndërkohë në KQZ është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike sepse në procesin e numërimit e tri kutive të fundit duket se është bërë një gabim në numërimin e këtyre kutive të votimit.

Gabimin në numërimin e kutive e kanë pranuar edhe disa anëtar të KQZ-së dhe tash mbetet që në mbledhjen e fundit të KQZ-së të verifikohet dhe të gjendet ky gabim në numërim.

Nëse konstatohet ky gabim atëherë Lulzim Basha mund të jetë kryetar i baskisë së Tiranës për arsye rinumërimi i dyfishtë i rezultatit të njërës prej 3 kutive të fundit ka shtuar avantazhin Edi Ramës.

Sidoqoftë, fjala e fundit për rezultatin Tiranës dot ë jepet nga KQZ-ja, që prite të jepet në orët e vona të mbrëmjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat