Ristani: Inspektorët tanë kanë shkuar ta verifikojnë situatën

Shqipëria

Ristani: Inspektorët tanë kanë shkuar ta verifikojnë situatën

Më: 16 maj 2011 Në ora: 17:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në pritje të shqyrtimit të pr/aktit, që parashikon të verifikojë procesverbalet e 485 kutive të votimit në Tiranë, u përfshi sot nga debati, pasi përfaqësuesit e opozitës pretenduan se vendimi për KZAZ-në 49 po zvarritet qëllimisht nga maxhoranca. Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi kërkoi nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani shqyrtimin sa më parë të këtij pr/akti, i cili "nuk duhet të anashkalohet".

Kryetari i KQZ-së tha se është në pritje të sqarimit të situatës për këtë çështje, për të cilën "do të respektohen afatet". "Inspektorët tanë kanë shkuar ta verifikojnë situatën, pasi lajmet kanë ardhur të kundërta nga të dyja palët. Pr/akti do të shqyrtohet menjëherë sapo të marrim informacionet e nevojshme", tha Ristani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat