Vetëm KQZ-ja mund ta shpall fituesin në Tiranë

Shqipëria

Vetëm KQZ-ja mund ta shpall fituesin në Tiranë

Më: 16 maj 2011 Në ora: 18:00

Shpallja e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës do të mbetet pezull deri në zyrtarizimin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili për shkak të diferencës së ngushtë me disa vota mes kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe kandidatit socialist Edi Rama ka nisur verifikimin e tabelave të rezultateve të të gjithë qendrave të votimit, me qëllim shmangien e ndonjë gabimi të mundshëm njerëzor në pasqyrimin e të dhënave.

Numërimi në kryeqendrën e Shqipërisë përfundoi të shtunën, 6 ditë pas procesit zgjedhor të 8 majit kur u votua për 383 drejtuesit e rinj të njësive vendore.

Ndryshe nga bashkitë dhe komunat e tjera, numërimi i votave në Tiranë eci me ritme të ngadalta, sidomos në njësinë bashkiake numër 5, një nga 11 minibashkitë e kryeqytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat