PD: Numëruesit e PS-së kanë fut në xhep vulën

Shqipëria

PD: Numëruesit e PS-së kanë fut në xhep vulën

Më: 16 maj 2011 Në ora: 19:43

Në një dalje të pak minutave më parë zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj deklaroi se numërimi i votave në KZAZ nr. 49 është bllokuar nga ana e socialistëve.

“Në KZAZ numër 49 që i përket njësisë bashkiake numër 5, që prej ditës së djeshme e deri sot numëruesit e Partisë Socialiste (PS) së bashku me sekretarin e tyre që e ka futur në xhep vulën e kësaj qendre janë larguar nga aty, për tu kthyer vetëm në orën 16:00 duke shtyrë kështu për nesër vijimin e numërimit të votave për kryetarin e minibashkisë”, deklaroi Mustafaraj.

Sipas saj, bllokimi i procesit të numërimit të votave ka nisur në momentin kur në kutinë ku numëroheshin votat për minibashkinë u gjetën fletë të kandidatit për bashkinë e kryeqytetit.

Sakaq zëdhënësja e bluve tha se, ndërkohë që kërkohet nxjerrja e rezultatit komisionerët e Partisë Socialiste po bllokojnë procesin e numërimit të votave duke vonuar kështu edhe nxjerrjen e rezultatit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat