Njësia 5, fillon sot numërimi për kreun e njësisë bashkiake

Shqipëria

Njësia 5, fillon sot numërimi për kreun e njësisë bashkiake

Më: 17 maj 2011 Në ora: 09:20

Nis sot numërimi në njësinë bashkiake numër 5 për kreun e njësisë bashkiake. Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatin për kryetar të bashkisë së madhe të kryeqytetit, numëruesit e njësisë 5 do të rifillojnë punën e tyre për kryetarët e njësisë bashkiake.

Në këtë njësi janë përballë njëra tjetrës 2 femra, nga socialistët Jeta Seitaj e “aleancës për të ardhmen” dhe nga lëvizja socialiste për integrim Erisa Xhixho, pjesë e “alencës për qytetarin”.

Pas numërimit të kutisë për votat e kryetarit të njësisë, do të vijojë ajo për këshilltarët bashkiakë. Njësia numër 5 ishtë dhe pika më e madhe e debatit ku u fokusua i gjithë interesi, pasi kutitë e kësaj njësie bënë diferencën për shpalljen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat