Berisha: 8 maji na jep 14 deputetë plus

Shqipëria

Berisha: 8 maji na jep 14 deputetë plus

Më: 17 maj 2011 Në ora: 10:07

Votimet për pushtetin lokal treguan që Partia Demokratike (PD) dhe koalicioni i saj do të merrte 14 apo më shumë deputetë nëse zgjedhjet do të ishin parlamentare. Duke komentuar rezultatete paraprake të së djelës, kryetari i PD-së në daljen e tij të parë të gjatë për mediat tha se rezultatet janë një shtysë e madhe për të ardhmen.

“Sot ka një forcë qeverisëse e përkthyer në deputetë kjo, i thonë 14 deputetë të standartit të gruput të maxhorancës, 16 deputetë të standartit votë për deputetë, pak më shumë të minoreancës. Ata deputetë të minorancës që janë ulur në parlament janë me 9 mijë vota për kokë. I nxori sistemi ashtu. Tanët janë me 10 mijë vota. Këto janë 140 mijë vota”, tha Berisha.

I pyetur për rezultatin e Tiranës, Sali Berisha tha se askush nuk mund të dalë mbi KQZ-në dhe sistemin që është në fuqi. Kundërshtimi është baza kryesore dhe askush nuk mund të dalë kundër kësaj mënyre të shpalljes së fituesve.

“Në ligjin elektoral fituesin e Tiranës, KZAZ e Tiranës është KQZ. Ky sistem bazohet në të drejtën absolute të kundërshtimit. Ligji i jep të drejtë atij të ankimojë vendimin e KZAZ-së, vendimin e KQZ-së, të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Çdo përpjekje për të cënuar të drejtën ekontestimit është goditje në zemër të sistemit”, tha ai.

Sërish, duke marrë për bazë votat e shqiptarëve, zoti Berisha e cilësoi si fitorën më të thellë atë të Partisë Demokratike (PD).

“Që nga viti ‘96 deri më sot, rezultat të tillë me 15 % a më shumë, nuk kishim parë e nuk kishim përjeturar. U përballën dy platforma, ajo “Fajin e ka Saliu: dhe ajo “I pari qytetari”. Të parët jeni ju”, u shprehBerisha.

Berisha i bëri thirrje sekretarit të KZAZ-së 49 që të kthehet në detyrë dhe të sjellë vulën. Sekretari dhe komisionerët që janë të PS-së, sipas Berishës janë larguar nga detyra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat