Rezultati për Tiranën, deputetët e PS-së paraqiten në KQZ

Shqipëria

Rezultati për Tiranën, deputetët e PS-së paraqiten në KQZ

Më: 17 maj 2011 Në ora: 14:43

Deputetët e Partisë Socialiste janë paraqitur sot në KQZ vetëm pak çaste përpara nisjes së mbledhjes ku do të shqyrtohet akti normativ për fletët e kontestuara.

Ata do të kundërshtojnë miratimin e aktit normativ si dhe kërkojnë certifikimin e rezultatit të Tiranës. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani ka kërkuar që deputetët të largohen nga salla e mbledhjes dhe pasi hasi në kundërshtimin e deputetëve ai ka ndërprerë mbledhjen.

Drafti i hartuar nga administrata e KQZ-së parashikon rishikimin e tabelave me rezultatet e nxjerra nga KZAZ për pasqyrimin në to të fletëve të kontestuara.

Sipas këtij akti, kërkohet që votat e kontestuara të pasqyrohen në tabelën përmbledhëse. “KQZ duhet të vlerësojë këto fletë dhe të vendosë se për cilin kandidat apo subjekt të llogariten. Kjo të bëhet vetëm pas numërimit të votave për njësitë bashkiake, që të evidentohen këto fletë votimi hedhur në kutitë e gabuara”, thuhet në akt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat