PD: Rama ka frikë nga numërimi i çdo vote

Shqipëria

PD: Rama ka frikë nga numërimi i çdo vote

Më: 17 maj 2011 Në ora: 22:00

“Është bërë e qartë sot nga veprimet e Edi Ramës se nëse të gjitha votat numërohen sipas një proçesi të ligjshëm, ai do të kërkojë revoltë.”

Kështu reagoi Partia Demokratike pas thirrjeve për revoltë popullore të Partisë Socialiste nëse nuk do të nxirret rezultati i Tiranës. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, Jorida Tabaku tha se Rama kërkon të anashkalojë proçesin e ligjshëm për përfitimet e tij personale.

Sipas saj, Rama kërkon të mbysë zërat e qytetarëve pasi nuk i pëlqeu ajo që ato thanë, ndërsa shtoi, se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen.

Qytetarët janë të lodhur, tha Tabaku, ndërsa shtroi pyetjen se “Pse ka Edi Rama frikë nga numërimi i çdo vote?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat