Përmbyset rezultati- Lulzim Basha kryeson me 22 vota diferencë ndaj rivalit të tij, Edi Rama

Shqipëria

Përmbyset rezultati- Lulzim Basha kryeson me 22 vota diferencë ndaj rivalit të tij, Edi Rama

Më: 18 maj 2011 Në ora: 09:26

Pak para mesnatës, KQZ ndërpreu numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara për ta rinisur atë ditën e sotme në orën 10:00 të paradites.

KQZ hapi 20 kuti ku u gjetën 60 vota të panumëruara për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Nga këto 60 fletëvotimi, 46 shkuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha dhe 14 për kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama.

* * * * * * *

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e fletëve të kontestuara të hedhura në kutinë e gabuar.

Nga 17 kuti te hapura, Lulzim Basha ka marre 29 vota, kundrejt 10 te marra nga kandidati Edi Rama.

KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4

Nga hapja e 7 kutive kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 15 vota dhe kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama ka marrë 4 vota.

Nëpërmjet vendimit do të bëhet ndryshimi i tabelave të rezultatit të grupit të numërimit, duke shtuar fletët e vlerësuara të vlefshme, por të hedhura në kutinë e gabuar në tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve.

KZAZ 47, Njësia bashkiake nr.3

Nga hapja e 10 kutive, 14 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Tension

Gjate gjithe dites pranë KQZ-së ka patur tension ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së kane qëndruar përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 84, 1 VOTË BASHA, 1 RAMA

Ora 20:44 Hapet kutia 17 84 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 84 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi 1 për këshillin e bashkisëqë i shkon PS ndërkohë 2 fletë votimi të kontestuara për kryetarin e bashkinë e Tiranës të cilat janë të kontestuara. Ristani: ‘1 fletë për këshillin e bashkisë i shkon PS, 1 fletë për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Cila është procedura. Tabela 17 84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe ka ashpallur të pavlefshme 17 fletë votimi.’

Ristani: ‘Ne po klërkojmë të dijmë se cila kuti ka fletë votimi që i përkasin kutive të tjera dhe nëpërmjet materialit zgjedhor ne vendosim se cilën kuti të hapin’.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 83, 3 VOTA BASHA, 1 VOTË RAMA

Ora 20:25 Hapet kutia 17 83 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 83 thuhet se janë konstatuar 5 fletë votimi, 3 për bashkinë e Tiranës dhe 2 për këshillin e minibashkisë . Ristani: 1 fletë e pavlefshme për njësinë bashkiake se ka dy shenja. 3 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një 1 për kandiatin e PS Edi Rama., 1 vote per minibashkine per PS.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Në tabelën e numërimit nuk ka në asnjë kontestim për të hapur kutinë se grupi i numërimit nuk ka pasur asnjë kundërshtim për kutinë. Ku u gjetën këto fletë votimi. Këto fletë në procesverbal thuhen se janë në zarfin e procesverbalin e fletëve të pavlefshme.

NJESIA 4, KZAZ 48 HAPET KUTIA 17 82, 2 VOTA BASHA, 1 RAMA

Ora 20:13 Hapet kutia 17 82 që i përket KZAZ nr. 48 në njësinë nr. 4 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 82 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votimi që nuk I përkasinë kësaj kutie. 2 për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe një për kandiatin e PS Edi Rama.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Janë 19 fletë të pavlefshme.Të hapet për fletët e pavlefhsme këtë thotë procesverbali ’. Ristani: ‘Ta k’cyrim. Janë fletë votimi të panumëruara’

BRACE DHE RUCI NË PROKURORI, POLICIA : THIRRJE PUBLIKE PËR VEPRIME TË DHUNSHME

Ora19:30 Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruar, kanë dërguar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të PS.

Deputetët e PS akuzohen se kanë kryer veprën penale “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 223 të Kodit Penal.

HAPET KUTIA 17 76, 1 VOTË BASHA

Ora19:24 Hapet kutia 17 76 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 76 thuhet se janë konstatuar 10 fletë votimi për kryetar bashkie që nuk u hapën. Ristani: Janë gjetur 3 fletë votimi për këshillin e njësisë bashkiakëe, 3 për këshillin e bashkisë dhe 4 për kryetarin e bashkisë. 3 vota për Lulzim Bashën dhe një e pavlefshme se nuk ka shenjë. 1 vpotë për këshillin e njësisë bashkiake për PS, 1 votë për këshillin bashkiak për LSI, 1 votë për Këshillin bashkiak për PD dhe një për këshillin bashkiak për PS.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani:’ Ne nuk e kemi procesverbal për këtë kuti. Ne kërkojmë të mos hapet se nuk është pasqyruar. Janë shpallur të pavlefshme zoti kryetar nga grupi I numërimit 26 fletë. Keto flete votimi jane te pavlefshme per ne.'

HAPET KUTIA 17 69, 3 VOTA RAMA, 1 BASHA

Ora19:11 Hapet kutia 17 69 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3 për kryetarin e njësisë bashkiake. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 69 thuhet se janë konstatuar 4 fletë votimi për kryetar bashkie dhe 1 për këshillin bashkiak. 3 fletë votimi për kandidatin e PS Rama, 1 për kandidatin e PD Basha. Nje per flete per keshill bashkiak ne favor te PD.

Subashi: Gjendet një letër në kutinë që nuk është dokumentacion zgjedhor. Pasi Kodi Zgjedhor përcakton modelin e aktit. Unë dyshoj në integritetin e kësaj kutie votimi. Kush e ka hapur, ku është pasqyruar.

SUBASHI-RISTANIT: KU ËSHTË PROCESVERBALI I VECANTË?

Ora 18:55- Nënkryetajra e KQZ-së Dëshira Subashi deklaroi se KQZ-ja nuk po mban një procesverbal të vecantë ku do shënoheshin rezultatet e kontestuara të numëruara aktualisht në KQZ.

“Kodi zgjedhor neni 118 pika 4 dhe 5 thuhet që për votat e kontestuara mbahet një procesverbal i vecantë sipas rregullave të KQZ-së. Ku e ke ketë procesverbal?

E gjithë kjo procedurë e paligjshme është deri në fund e paligjshme. Ne kemi përcaktuar modelin e procesverbalit mbi bazën e të cilit komisionet përkatëse të KZAZ-së shënojnë votat e kontestuara dhe është një përcaktim që e ka neni 118. Ky procesverbal nuk është një akt jo vetëm i miratur, por është një akt i cili ka vetëm firmën e një anëtari, të sekretatit dhe dy anëtarëve që thonë që nuk janë dakort. Ky sekretar duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore dhe penale mbi atë cka përmban ky dokument”, deklaroi Subashi.

HAPET KUTIA 17 67, 1 VOTË PËR BASHËN

Ora18:48 Hapet kutia 17 67 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 67 thuhet se janë konstatuar 8 fletë teke votimi nuk i përkisin kutisë përkatëse por për minibashkinë. Fleta 4 fletë votimi për këshillin bashkiak të PS, 1 për PD, dhe 2 fletë votimi për kandidatin demokrat për kryetar bashkie Lulzim Basha.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: ‘Në zarf thuhet se janë 19 fletë votimi. Ju lutem të hapet zarfi me fletë të pavlefshme. Të numërohen sa fletë janë’. Ristani: ‘Janë 12 fletë të pa numëruara 5 fletë për njësinë bashkiake, një për këshillin e bashkisë dhe dy për kryetar’ .

Saliani:'Tabela e grupit të numërimit thotë janë 19 të pavlefshme, duhet të hiqni 8 që i ka kontestuar dhe ju i keni për numërim.'

HAPET KUTIA 17 66/1, 2 FLETË RAMA, 1 BASHA

Ora18:33 Hapet kutia 17 66/1 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Administrata e KQZ ka bërë me dije se në procesverbalin e kutisë 17 66 /1 thuhet se janë konstatuar 3 fletë votiminuk i përkisin kutisë përkatëse por për kryetar bashkie. Ristani: ‘U gjetën fletë votimi për kryetar bashkie’. 2 fletë votimi për Edi Ramën, 1 fletë2 për kandidatit Lulzim Basha.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani: Janë gjetur arsye e kontestimit: Ristani:'Nu ka’

HAPET KUTIA 17 62/1, 1 VOTË PËR BASHËN

Ora 18:30 Kreu i KQZ ka kërkuar të hapet kutia 17 62/1 për kryetar të njësisë bashkiake, ku janë konstatuar 2 fletë votimi të kontestueshme. Ristani: Votë e pastër për Lulzim Bashën.

Saliani ka replikuar me kreun e KQZ: ‘Në tabelën e grupit të numërmit thotë se janë vota të pavlefshme janë 12 kështu që edhe ato dy votat e juaja janë të pavfleshmme meqë ju thoni janë 10 gjithsej’. Ristani: ‘Kjo është një votë me kundra fletë.’

Ndërkohë që Saliani tha se në procesverbal janë 3 fletë të kontestuara ndërkoohë që Ristani lexoi vetëm një votë.

HAPET KUTIA 17 60, 1 TJETËR FLETË PËR BASHËN

Ora 18:25- Hapet kutia 17 61 që i përket KZAZ nr. 47 në njësinë nr.3. Këtu u numëruar në total 5 fletë votimi, 4 për këshill bashkiak dhe një për kryetar bashkie. Fletët për këshill u miratuan të vlefshme 2 për PS dhe dy të tjera për LSI. Ndërsa fleta për kryetar ishte për kandidatin e PD-së Lulzim Basha.

Përfaqësuesi ligjor i PS, kundërshtoi edhe këtë numërim duke thënë se “Nuk ka asnjë shënim në procesverbal për kryetar bashkie”, tha ai.

HAPET KUTIA 17 60. 1 VOTË SHKON PËR BASHËN

Ora 18:15 Në kërkesën dërguar KZAZ për kutinë 17 60 të KZAZ 47 janë gjetur 2 fletë votimi për për kandidat bashkie dhe 1 për këshill bashkiak të kontestueshme. Ristani: ‘Fleta e votimit për këshillin bashkiak e rregullt dhë është votuar për PS dhe një fletë votimi për kryetar dhe është votaur për Bashën. Të dyja do futen në një zarf tjetër të posacëm.

Përfaqësuesi i PS Eridian Saliasi ka replikuar me kreun e KQZ Arben Ristanin që në procesverbal shënohet se kontestohen 3 fletë votimi ndërkohë Ristani tha se një votë shkon për BAshën dhe një për PsSnë Këshillin Bashkiak. Ristani: ‘Numërojmë kaq sa ka’.

KQZ SHQYRTON KUTINË 17 60, PS: KËTU KA MË SHUMË FLETË SE VOTUES

Ora 18:10- Po shqyrtohet në këto momente në KQZ kutia e votimit 17 60 që i përket sërish KZAZ-së nr. 47 në njësinë bashkiak nr. 3.

Eridian Saliani përfaqësues ligjor i PS deklaroi se në këtë kuti që KQZ po numëron fletët e kontestuara ka një tjetër problem, pasi sipas tij “ nga 851 votues në kuti kanë dalë 856 vota”. Ristani i përgjigjet: Nuk po hetojmë por po numërojmë fletët e pavotuara.

**********

Pas shqyrtimit të fletëve të para të kontestuara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për në orën 18:00. Ne kete mbledhje mungojne tre perfaqesuesit e opozites ne KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me fletët e votimit të kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara, ku nga hapja e 7 kutive, 9 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 3 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite qe po hapen ne keto momente i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Në këtë mbledhje do të vazhdohet me hapjen e kutive të tjera të mbërritura në KQZ, ku do të vazhdojë numërimi i fletëve të kontestuara.

Situata pranë KQZ-së vazhdon të jetë e tensionuar ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së vazhdojnë të qëndrojnë përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

************

KQZ, mbledhja e radhës në orën 18.00

Mbledhja e radhës e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të realizohet në orës 18.00, ndërsa jo pak evacione pati gjatë mbledhjes në të cilat janë shqyrtuar fletët e kontestuara.

Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të njësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultuar tre vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe nje fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama.

Tashmë qyteti ka marrë një pamje tjetër, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë forcat policore jashte selise se KQZ-së. Kjo mbledhje hasi jo pak kundërshti nga PS-ja, me akuza, se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm.

Ruçi: Revoltë popullore, të mbrojmë lirinë e votës

Partia Socialiste i ka bërë thirrje shqiptareve të bashkohen në revoltë popullore në mbrojtje të lirisë themelore, asaj të votës. Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit, Gramoz Ruçi ka bërë me dije se e vetmja rrugë që i mbetet opozites ne kushte te tilla është revolta popullore.

“Në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, me interesat e Shqipërisë, parimet dhe vlerat universale të botës demokratike, sot populli opoitar është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar, që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe dëgjuar nga miliona sy e vesh, direkt ne ekranin e numërimit me transparencë të paparë”- tha Ruci.

Sipas tij, opozitës i mbeten dy rrugë; ose të ulë kokën e t’i nënshtrohet diktaturës së faktit të kryer që vazhdon të vjedhë votën ose të ngrihet në këmbë e të përballet me zemër dhe trup për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë.

“E vetmja për ne është rruga revoltës popullore. Që nga kryetari i opozitës deri te cdo deputet ne do jemi në ballë të revoltës. Apeli im për cdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Egjip, Tunizi, as Libi. Ne në këtë vend s’mund të ketë vend edhe për qyetarë të lirë edhe për diktaturën që vret. Të gjithë në këmbë, në rrugë, në betejë për mbrojten e lirisë themelore”- përfundoi ai.

KQZ, hapet kutia e parë me fletët e kontestuara, 3 vota për Bashën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e kutive të kontestuara të ardhura nga KZAZ-të. Në kutinë me numër 17/59 në KZAZ-në 47 rezultojnë tre fletë votimi për kryetar të bashksië së Tiranës, ku në të dyja fletët është shënuar kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.

Ndërkohë më herët mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me përplasje fizike mes përfaqësuesve të PS-së dhe punonjësve të administratës të KQZ-së. Përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lejuar të hapet kutija me fletët e kontestuara të cilat kanë ardhur nga KZAZ-të.

Ndërkohë është vendosur një shirit në vendin ku po numërohen fletët e kontestuara për të mos lejuar të hyjë asnjë person tjetër përveç inspektorëve të KQZ-së

Tensionet në KQZ, përfundon takimi Rama-Arvizu

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është larguar nga selia e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama.

Diplomati amerikan është shoqëruar nga kreu i opozitës Edi Rama jashtë ambjenteve të selisë rozë ndërsa mbështetës të PS-ja të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të selisë në mbështetje të liderit të tyre.

Mendohet se në qendër të diskutimeve ka qënë tensionet e krijuara pas zgjedhjeve vendore tw 8 majit. Ndërkohë në këto moment ka filluar mbledhja e grupit parlamentar socialist ku do të diskutohet në lidhje me qëndrimet që do të mbajë PS-ja në lidhje me vendimin e KQZ-së për t`i cilësuar sit ë vlefshme fletët e kontestuara.

Xhafa:U instalua diktatura, thirrje popullit të mbrojë votën

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në mbrojtje të votës së lirë. Në një prononcim për mediat pas miratimit nga ana e KQZ-së së aktit normative, deputeti Xhafa theksoi se me këtë veprim është instaluar përfundimisht diktatura në Shqipëri.

“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

KQZ miraton aktin,Ristani: Kutitë hapen në sallë

Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

Berisha: Rama po përpiqet të paralizojë KQZ-në

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar shumë shqetësuese situatën e krijuar para KQZ-së, duke akuzuar liderin socialist Edi Rama se po tenton të paralizojë punën dhe vendimarrjen e KQZ.

Ai ka garantuar se votat e shqiptareve nuk jane jetime dhe ato do te numerohen.

“Në dhunim të ligjin po bëhen përpjekje për të paralizuar punën e kQZ, vendimarrjen e tij me rrugë të papajtueshme me rendin demokratik. Në situatën aktuale do sqaroj qytetarët se kjo maxhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë rezultat. Rama kërkon me cdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit”- tha Berisha, gjate fjales ne mbledhjen e qeverise, dedikuar posacerisht situates pasgjedhore.

Sipas tij, asnjë seli partie nuk mund të shpallë rezultat përfundimtar, pasi vendi ka sistem të konsoliduar të sistemit të ankesave.

“KQZ ka detyrimin ligjor të përcaktojë të gjithë dokumentacionin, të zyrtarizojë ai tabelën përfundimtare për Tiranën. Probemi qëndron në votat e panumëruar që janë hedhur në kuti të ndryshme, ato vota meritojnë numërim. Ligji ynë detyron numëruesit të numërojë cdo votë”- tha ai.

KQZ, debat për deputetët e PS. Ristani: S’lejohen

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhje dhe tashme vendimi eshte marre.

“Mbledhja eshte publike dhe me publike se kaq, ne syte e gjithe njerezve permes kamerave nuk mund te kete”- tha ai, duke iu pergjigjur kerkeses se perfaqesuesit te PS-se, Genc Gjoncaj per lejimin e deputeteve socialiste.

Pas tij, edhe Deshira Subashi ka kerkuar lejimin e deputeteve, pasi kete e lejon ligji, pengesat vijne vetem ne rast zhurme dhe problemesh te tjera. “Ne kushte te tilla, me kete situata jashte ambienteve te KQZ, puna jone behet e veshtire dhe e pamundur”- ka thene Subashi, duke kerkuar qe shteti sikur merr disa ne mbrojtje te marre edhe te tjeret.

Anetaret e djathte e kane quajtur te panevojshme hyrjen e deputeteve te PS-se, duke qene se mbledhja eshte publike e per pasoje transparente.

Me heret, para nisjes se mbledhjes, sipas burimeve zyrtare të këtij komisioni, u tha se deputetet socialistë që të mund të merrnin pjesë në mbledhje, duhet që më parë të ishin të pajisurt me një autorizim që u lejon atyre pjesëmarrjeje.

Sipas administratës së këtij komisioni, asnjë nga deputetet e interesuar nuk ka aplikuar për të marrë këtë autorizim, e për pasojë ata nuk do të lejohen.

Nderkohe qe ne ambientet e KQZ ka mberritur kreu i komisionit, si dhe gjithe anetaret, ne pjesen jashte godines jane pare te mberrijne deputetet e PS-se.

Nje dite me pare, deputeti i PS-se, Erjon Brace ka lajmeruar se do te jene serish te gjithe sot ne kete mbledhje, qe sipas tij deformon vullnetin e zgjedhesve.

KQZ nis mbledhjen, Kosovrasti: Të numërohet çdo votë

Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen me kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti për numërimin e cdo vote.

Sipas tij, subjekti që përfaqëson kërkon që votat që janë të panumëruara e të mbetura jashtë rezultatit zgjedhor, për të cilat është i disponueshëm dokumentacioni i fiormosur nga komisionerët e të dy palëve, të jenë pjesë e rezultatit final.

“Subjekti ynë është angazhuar për proces ligjor transparent e të saktë që do garantojë se cdo vullnet i shprehur me votë do të lexohet.

Mbetetmi të bindur se vota e hedhur në kuti të tjera është e vlefshme. Vota administrohen në katër kuti të ndryshme, zgjedhësi kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet zgjedhore që garojnë, vota është e hedhur në të njëjtin format miratuar nga KQQ duke e bërë plotësisht të vlefshme”- tha ai.

Ai kërkon përpilimin e tabëlës së saktë për bashkinë e Tiranës dhe vlerësimin e numërimin e cdo vote të hedhur nga zgjedhësit. “Rimarrja e votave është në procedurën e përcaktuar, ato janë të ruajtura në mënyrë ligjore, dokumentacioni pasqyron në mënyrë të saktë”- tha ai.

Tension para KQZ, deputetët hyjnë me forcë

Tension jashtë ambjenteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku deputetët e PS-së tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve por nuk lejohen nga forcat e policisë.

Jane pare deputetet Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Gazmend Bizhga te hidhen per te kapercyer rrethimin.

Ndërkohë deputetë të PS-së dhe mbështetës të saj po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambjenteve të KQZ-së.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk do të lejojë praninë e deputetëve të PS në mbledhjen e sotme.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mësohet se deputetët e PS duhet të kenë një autorizim për të hyrë në ambientet e Komisionit.

Pritet mbledhja e KQZ, policia rrethon godinën

Në pritje të mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shqyrtimin e aktit, që cilëson të vlefshme fletët e hedhura në kutitë e gabuara, forca të shumta policie janë të pranishme para godinës së KQZ-së.

Pozicionimi i forcave të policisë është bërë sot, pas thirrjes së djeshme të deputetit socialist Erjon Braçe ndaj qytetarëve për të mbrojtur votën.

Mësohet se nga rrethet janë nisur autobusë me militantë e mbeshtetes të PS-së, për të kundërshtuar këtë vendim të KQZ-së. Sipas kryetarit të PS-së të Elbasanit, Astrit Halili, 300 mbështetës socialistë janë nisur drejt Tiranës.

Të njëjtat lajme vijnë edhe nga Korça, ku burime pranë PS bëjnë me dije se 300 persona janë nisur në drejtim të kryeqytetit.

Mbrëmë në darkë, deputetët e PS-së deklaruan se do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e KQZ-së ku do të diskutohet për rezultatin për kryetar bashkie në Tiranë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat