PS padit kreun e KQZ-së dhe 3 anëtarët e tjerë

Shqipëria

PS padit kreun e KQZ-së dhe 3 anëtarët e tjerë

Më: 19 maj 2011 Në ora: 21:41

Partia Socialiste (PS) paraqiti sot një padi penale ndaj kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, anëtarëve të komisionit Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj për veprën penale të "shpërdorimt të detyrës" dhe "Fallsifikim të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve" në bashkëpunim.

Partia më e madhe opozitare akuzoi gjithashtu strukturat elektorale pranë kandidatit Basha, për ndërmarrjen e një " inciative të kundraligjshme për të krijuar "prova të paqëna" në KZAZ-të e Tiranës, me qëllim rivlerësimin e votave të pavlefshme, si e vetmja rrugë që do të mundësonte gjetjen e një numri të mjaftueshëm votash për të përmbysur rezultatin e ngushtë prej 10 votash plus ".

Sipas padisë së depozituar në Prokurori nga sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafaj, theksohet se provohet qartësisht së kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë transportuar për në KQZ pa vendimmarrje ligjore duke krijuar mundësinë praktike për falsifikime dhe manipulime në to.

Opozita gjithashtu i kërkoi organit të akuzës, ekspertimin toksikologjik dhe vlerësimin e gjëndjes psiqike për kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, konform neneve 179 dhe 182.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat