Fletët e kontestuara, PS-ja proteston në disa qytete

Shqipëria

Fletët e kontestuara, PS-ja proteston në disa qytete

Më: 20 maj 2011 Në ora: 15:38

Partia Socialiste (PS) ka njoftuar për një sërë protestash në disa qytete të vendit, në mbështetje të protestave para KQZ-së kundër numërimit të fletëve të kontestuara.

Në një deklaratë për shtyp selia rozë thekson se në orën 16:00 do të organizohen protesta në Berat, Durrës, Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, Korçë dhe Fushë Krujë.

Ndërkohë Partia Socialiste ka protestuar dje kundër numërimit të fletëve të kontestuara jo vetëm jashtë ambjenteve të KQZ-së por edhe në disa qytete të vendit si Fier, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë ku mbështetës së saj kanë bllokuar rrugët dhe kanë djegur goma makinash.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat